Porositja dhe pagesa

Blerjet përmes dyqanit online të Perfect Fashion janë të lehta. Më poshtë mund të gjeni të gjitha informacionet se si të porositni produktet e dëshiruara.

Regjistrimi/Aplikimi

Blerja përmes faqes është e mundur për të gjithë përdoruesit e regjistruar, persona fizikë. Procesi i regjistrimit është i thjeshtë dhe mund ta bëni shpejt në vetëm disa hapa. Zgjidhni opsionin “Regjistrimi i ri i përdoruesit” dhe shkruani emrin dhe mbiemrin, adresën e emailit dhe futni fjalëkalimin e dëshiruar. Pas konfirmimit të butonit “Regjistrohu”, do të merrni informacionin e regjistrimit në adresën e specifikuar të emailit. Për të konfirmuar regjistrimin, duhet të ndiqni udhëzimet nga emaili i përmendur.

Nëse jeni tashmë një përdorues i regjistruar, për të bërë një blerje, ju duhet të identifikoheni duke zgjedhur opsionin “Kyçu” dhe duke futur adresën tuaj të emailit dhe fjalëkalimin.

Gjetje e produktit të dëshiruar

Ju mund të arrini te produkti i dëshiruar duke kërkuar në mënyrë kryesore, duke zgjedhur markën, kategorinë e produktit ose ngjyrën, si dhe duke përdorur fushën e kërkimit të shpejtë. Kur të gjeni produktin që dëshironi të porosisni, klikoni në imazhin e tij për të hyrë në faqen e pamjes së detajuar. Zgjidhni opsionin “Shtoni në shportë” për të shtuar produktin e dëshiruar në shportën tuaj online. Nëse dëshironi të blini më shumë produkte, përsërisni procesin. Kur të keni mbaruar blerjet, shkoni tek opsioni “Pagesa”.

Pagesa

Pagesa mund të bëhet me kartë pagese ose nëpërmjet korrierit gjatë dorëzimit. Pagesa nëpërmjet korrierit gjatë dorëzimit është e mundur vetëm me para në dorë.

Pagesa me karta bankare

Mallrat e porositura përmes dyqanit online mund të paguhen me karta bankare Visa, Mastercard ose Maestro nëse miratohen për pagesat online nga banka.

Kur paguani me kartë, pasi klienti konfirmon porosinë, ai do të drejtohet në portalin OTP ku mund të fusë të dhënat e kartës dhe të kryejë pagesën. Nëse transaksioni është kryer me sukses, klienti do të ridrejtohet në faqen “perfectfashion.al/” me një njoftim se pagesa është kryer me sukses. Në rast transaksioni të pasuksesshëm, klienti do të marrë informacion në lidhje me pagesën e dështuar dhe do të jetë në gjendje të provojë përsëri ose të zgjedhë një mënyrë tjetër pagese.

Gjatë pagesave me kartë, çmimi total i mallit të porositur do të rezervohet në llogarinë e klientit dhe tarifohet në momentin kur porosia konfirmohet nga shitësi.

Dërgesa

Transporti është falas për shumat më të larta sesa 3.000 Lekë.

Dërgesa e porosisë bëhet brenda dy deri në pesë ditë pune nga momenti i porosisë. Koha e dërgesës mund të jetë më e gjatë se sa tregohet nëse produktet e porositura nuk janë aktualisht të disponueshme ose klienti ka marrë konfirmimin e blerjes online gjatë fundjavës ose ditës së festës zyrtare ose kur dyqani online ka bërë ulje promocionale. Dërgesa bëhet nga shërbimi korrier Mr. Courier në ditët e punës nga ora 08:00 deri 16:00. Për të gjitha porositë e bëra të premteve dhe fundjavave, mund të prisni dërgesë brenda pesë ditëve.

Disponueshmëria e artikujve

Statusi i stokut të produktit përditësohet një here në 24 orë. Për këtë arsye mund të ndodhë që të porosisni një produkt që ndërkohë është shitur. Nëse kjo ndodh, ju do të njoftoheni në kohën e duhur.

Përmbajtja e shportës

Përmbajtja e shportës do të ruhet edhe nëse dilni nga dyqani online dhe ktheheni. Statusi i stokut të produktit përditësohet një herë në 24 orë, mund të ndodhë që artikulli i dëshiruar të mos jetë i disponueshëm në momentin që ju zgjidhni opsionin “Pagesa”. Në atë moment, përmbajtja e shportës do të rifreskohet automatikisht dhe do të keni informacion në lidhje me disponueshmërinë e artikujve të dëshiruar.